Zjarr në një fabrikë nafte në Rusi, dy të vrarë

Një zjarr në një fabrikë nafte në qytetin Angarsk, në rajonin Irkutsk të Rusisë, afër Baikal, ka shkaktuar vdekjen e dy personave dhe ka plagosur katër të tjerë, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Sputnik, duke cituar autoritetet lokale.

Zjarri shpërtheu në një fabrikë të përpunimit të naftës të Kompanisë Petrokimike Angarsk, e cila ka një sipërfaqe prej 2500 metrash katrorë, sipas Igor Kobzev, guvernator i Irkutsk.

Po punohet për zbardhjen e shkakut të incidentit.