Berisha: Akt historik, Kosova aplikon për anëtarësim në BE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar si akt historik, momentin e aplikimit të Kosovës për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Paraditen e sotme, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca firmosën aplikimin për në BE.

Sipas kryedemokratit Berisha, ky është një zhvillim i veçantë që dëshmon përkushtimin e Kosovës në të ardhmen europiane.

‘Një zhvillim i veçantë.

Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Me këtë akt historik, Republika e Kosovës dhe autoritetet e saj dëshmojnë përkushtimin  për të ardhmen europiane si e ardhmja më e ndritur për qytetarët e saj. Urime!’, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha në Facebook.