Zyrtare/ Kastrioti nuk vonon shumë, gjen pasuesin e Emiljano Çelës

Kastrioti nuk vonon shumë dhe e ka gjetur zëvendësuesin e Emiljano Çelës. Në krye të pankinës së skuadrës krutane është ulur, trajneri i njohur kryeqytetas, Ardian Mema.

 “Ardian Mema është trajneri i ri i Kastriotit. Tekniku 51-vjeçar pas arritjes së djeshme të marrëveshjes me Presidentin Alban Vogli, nga sot ka nisur punën me skuadrën në seancën stërvitore të mesditës, i shoqëruar nga zëvendës trajneri Shkëlzen Rustami.

Në të shkuarën, Mema ka drejtuar ekipin e Tiranës. KS Kastrioti i uron mirëseardhjen trajnerit të ri, dhe i uron suksese në realizimin e objektivave sezonale” – Shkruan klubi.