Bilanci i COVID/ 24 të infektuar në 24 orët e fundit, 200 raste aktive në të gjithë vendin

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 24 raste të reja me koronavirus nga 612 testime të kryera. Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID.

Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po merr trajtim mjekësor 1 pacient. 

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar nga koronavirusi 13 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 200 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 14 në Tiranë, 3 në Berat, 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Durrës, Vlorë, Sarandë.

Statistika ( 14 Dhjetor 2022) 
Raste të reja ditore                24
Të shëruar në 24 orë             13
Të shtruar në spitale             1
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       612
Testime totale                   2,014,104
Raste pozitive                      332,477
Raste të shëruara                  328,683
Raste Aktive                             200
Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë                      151
Vlorë                         13
Fier                           11
Lezhë.                        7
Gjirokastër                5
Durrës.                      5
Berat.                        4
Elbasan.                   3
Shkodër                   1