Kreu i SPAK, Çollaku: Rama poker me Yuri Kim! Balla 58 orë në përgjime, çfarë u zbulua?

Analisti Basir Çollaku komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv deklaratat e fundit të ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe kryeministrit Rama, për kreun e ri të SPAK. Basir Çollaku deklaroi se kemi plot ministra e deputetë që kanë marrë para nga buxheti i shtetit dhe kemi të bëjmë me një katrahurë me regji qendrore, dhe drejtësia nuk ka vepruar.

"Duhet të jemi të alarmuar. Trysnia e institucioneve ndaj qytetarëve të pambrojtur është shumë herë më e lartë. Rama synon kapjen e SPAK-ut."-tha Çollaku.

Lidhur me Taulant Ballën, Çollaku u shpreh se prej 58 orësh ka qenë në përgjim ndërsa shtoi se janë asgjësuar të dhënat.

"Ngjarja ka ndodhur më 3 shkurt 2016, tre të vrarë e shtatë të plagosur. Mbi 10 vrasje janë të lidhur me këtë dosje. Prokurori, hetuesit, të cilët siç shprehen i referohen vendimeve të gjykatave, shkresë zyrtare të pakontestueshme.

Thonë se sipas informacioneve në rrugë operative, nuk jaë përgjime, ata e kanë ditur kush janë njerëzit emrat e të cilëve i kanë shkruar për t’i çuar gjykatës. Taulant, tregojnë gjysmën e gjësë. Prokurorët nuk kanë bërë kërkesë se këtu kemi një lapsus, harruam.

Çfarë lidhje ka me ngjarjen i përgjuari? A ka pasur përpjekje për ndikim të paligjshëm, a ka folur me ndonjë autor të mundshëm. Të fshish këto të dhëna përgjimesh, le të ngremë pyetjen a është fshirë vërtetë?”-tha Çollaku.