VIDEO-SYRI TV/ Romano Prodi flet për emigracionin: Emigrimi i 97', nuk krahasohet me atë sot

Ish-kryeministri Italian Romano Prodi deklaroi se emigracioni i 1997 nuk ka lidhje me atë të ditëve të sotme. Madje sipas tij bota duhet ti jap një zgjidhje situatës së krijuar duke ndërtuar institucione dhe një ekonomi të fortë. Ndërsa për sa i përket tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Prodit zgjidhja është integrimi në BE.

Nga SYRI TV

Emigrimi i vitit 1997 me atë që po ndodh sot nuk është i njëjti. Sipas ish-kryeministrit të Italisë Romano Prodi emigracioni i 25 viteve më parë ka qenë një emergjencë, ndërsa sot bota duhet te reagojë të marrë masa dhe të ndërtojë institucione për të zgjidhur krizën e emigracionit.

‘Kjo që po ndodh sot me emigrimin është ndryshe. Ajo e vitit 1997 ishte një moment emergjence, i pakuptueshëm. Por sot, për fat të keq emigracioni nuk ka fund, sepse drejtohet në mënyrë të çekuilibruar mes dy botëve, një bote të emancipuar dhe të avancuar dhe një bote të prapambetur. Në atë kohë të lindte dëshira për ti përqafuar, ndërsa tani do të dhe të ndërtojmë institucione, dhe duhet të ndryshojnë strukturat ekonomike te botës, dhe është shumë e komplikuar’, u shpreh ish-kryeministrit Romano Prodi.

Sa i përket, tensioneve të vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë, Prodi pohoi se kjo është një çështje që duhet zgjidhur përmes integrimit duke vënë theksin se Evropa duhet te jetë një katalizator për të zgjidhur problemet mes shteteve dhe te vendos paqe.

‘Kjo është një nga arsyet që unë them pse duhet të jeni pjesë e Bashkimit Europian. Ne në Itali kemi pasur tensione me gjermanët, por kur u krijuar Bashkimi Europian, kemi zgjidhur gjithçka mes nesh. Çdo ditë ka nga një problem, por kemi arritur ti zgjidhim me bashkëpunim. Nëse ne duam të kemi paqe ne Kosovë, Serbi, Kroaci, duhet të jeni pjesë e Bashkimit Europian. Kjo është eksperienca ime’, u shpreh Prodi.

Ish-kryeministri i Italisë komentoi edhe luftën në Ukrainë. Sipas tij , Europa duhet të jetë arbitri, për të garantuar bashkëjetesën në paqe të botës. Deklarata Prodi I ka bërë pasi u vlerësua me titullin e lartë ‘Honoris Causa’ nga Universiteti I Mjekësisë së Tiranës.