Zhduket 29-vjeçarja në Tiranë, nëna bën kallëzimin në polici

Në policinë e Tiranës është paraqitur shtetasja M. L., 56 vjeçe e cila ka denoncuar humbjen e kontakteve me vajzën e saj prej disa muajsh.

Policia ka referuar4 materialet në prokurori dhe ka nisur hetimet për gjetjen e saj

Njoftimi I policisë:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3, është paraqitur shtetasja M. L., 56 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në maj të këtij viti është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja A. L., 29 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.