E trishtë! Rëndohet gjendja shëndetësore e Bruce Willis: Nuk flet dhe nuk kupton më

Gjendja e akorit të njohur Bruce Wills është përkeqësuar kohëve të fundit.

Disa muaj më parë familja e aktorit 67-vjeçar zbuloi në rrjetet sociale se ai “po largohej nga karriera që ka shumë kuptim për të” pasi “përjetoi disa probleme shëndetësore”, duke përfshirë një diagnozë të fundit me afazi që është ” duke ndikuar në aftësitë e tij njohëse” të cilat tani duket se janë përkeqësuar më tepër.

“Ai nuk flet më dhe nuk kupton më shumë se çfarë thonë njerëzit e tjerë. Familja e di se Bruce nuk do të jetë përgjithmonë, kështu që ata po shijojnë çdo moment së bashku” zbuloi një burim për Radar Online. “Vajzat nuk mund ta imagjinojnë Krishtlindjen pa Bruce”, shtoi burimi.

Bruce Willis është i njohur për një karrierë të gjatë në Hollywood, për disa dekada, duke luajtur në role kryesore në filmat të shumtë si: “Die Hard”, “Armadeddon”, “Pulp Fiction”, “The Fifth Element”, “The Sixth Sense”, “12 Monkeys and Sin City” etj.