SYRI TV/ Kosovë, nënshkruhet aplikimi për anëtarësim në Bashkimin Europian

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca kanë nënshkruar sot aplikimin për anëtarësim në BE. Aplikimi do të dorëzohet me 15 dhjetor në Çeki, vendi që ka aktualisht presidencën e BE.

Nga SYRI TV

Liderët  shtetërorë të Kosovës kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Aplikimi u nënshkrua nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti.

Presidentja Osmani e cilësoi si historik, nënshkrimin e aplikimit të anëtarësimit në bllokun evropian.

Ndërsa Kryeministri Kurti tha se progresi do të varet nga përkushtimi për reforma të thella dhe transformuese që avancojnë demokracinë, e forcojnë sundimin e ligjit dhe e zhvillojnë ekonominë.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca iu bëri thirrje institucioneve të BE-së që ta pranojnë aplikimin e Kosovës dhe ta përkrahin unanimisht atë.

Dorëzimi i aplikimit pritet të bëhet më 15 dhjetor në Pragë të Çekisë, shtetit që aktualisht kryeson presidencën e bllokut evropian.