Mega-afera e portit/ EurActiv: Brukseli është duke vëzhguar marrëveshjen

Portali i Brukselit, EurActiv, raporton se Komisioni Europian është duke vëzhguar nga afër një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe disa kompanive nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të investuar në Portin e Durrësit.

EurActiv thekson se opozita ka hedhur akuza ndaj projektit, duke theksuar se i mungon konkurrenca, transparenca, por edhe se bie ndesh me Marrëveshjen e Stabilizimit me BE-në.

“Sa i përket marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, BE do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe përputhjen me të,” thuhet në një reagim zyrtar nga delegacioni i BE në Tiranë.

Më herët, BE konfirmoi se ka anuluar një investim të planifikuar prej 27 milionë eurosh për Portin e Durrësit.

Delegacioni i BE bëri me dije se që nga marsi i vitit të kaluar, ka kërkuar nga qeveria që të qartësojë këtë marrëveshje.

Ekzekutivi shqiptar ka hedhur poshtë akuzuat, duke insistuar se investimi do e kthejë këtë zonë në një Dubai të rajonit.