Yuri Kim e akuzoi/ Rama: Kreun e SPAK nuk e zgjedh ambasada e SHBA
Kryeministri Edi Rama reagoi pasi ambasadorja amerikane, Yuri Kim, deklaroi se ka presione për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, duke nënkuptuar se qeveria po bën presion.
Sipas saj, qëllimi është që të pengohen dhe manipulohen hetimet.
Ndërkohë Rama, indirekt i kujtoi asaj se kreun e SPAK nuk e zgjedhin ambasadat.
Ky shënon një tjetër moment tensioni mes Edi Ramës dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim.
“Jam plotësisht dakord me ambasadoren amerikane dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik!
Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!
Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër,” shkruan Rama.