Bilanci i COVID/ 32 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 11 të tjerë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 32 raste të reja me koronavirus nga 424 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 2 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 11 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 189 raste aktive me koronavirus.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 14 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Durrës, Kamëz, Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Kuçovë, Elbasan.
Statistika ( 13 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 32
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 424
Testime totale 2,013,492
Raste pozitive 332,453
Raste të shëruara 328,670
Raste Aktive 189
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 137
Vlorë 15
Fier 11
Gjirokastër 9
Lezhë. 5
Durrës. 4
Elbasan. 3
Shkodër 3
Berat. 2