Benzema ishte gati t’i bashkohej kombëtares, por trajneri kishte plane të tjera

Trajneri francez Didier Deschamps refuzoi të përfshijë sulmuesin e Realit, Karim Benzema në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës në Katar, raporton gazeta spanjolle Marca.

Sulmuesi u dëmtua gjatë stërvitjes së kombëtares më 19 nëntor, një ditë para fillimit të Botërorit dhe diagnoza e parë tregoi se ai do të mungojë për tre javë.

Megjithatë, ai mbeti në listën e kombëtares sepse Deschamps vendosi të mos thërriste një zëvendësues për sulmuesin e Realit, i cili së fundmi fitoi “Topin e Artë”.

Benzema u rikuperua pas vetëm 10 ditësh dhe ishte gati të bashkohej me kombëtaren, por më 29 nëntor shkoi me pushime.

E gjithë kjo ndodhi pasi Deschamps konfirmoi se nuk do ta ftojë sulmuesin e Realit për t'iu bashkuar kombëtares në Katar.

“Vendimi i Deschamps tregon se marrëdhënia me Benzeman megjithatë nuk është zgjidhur plotësisht. Deschamps nuk ka pasur ose nuk ka dashur të ketë durim për të”, pohon Marca.

 

Francezi iu bashkua stërvitjes së Realit të shtunën e kaluar, ndërsa nesër “Gjelat” do të luajnë në gjysmëfinale të Botërorit me Marokun.