Ndryshime në Polici/ Tonin Vocaj emërohet drejtor i Tiranës, lëvizje edhe në Shkodër, Fier e Vlorë
Ditën e sotme janë bërë disa ndryshime në postet drejtuese të Policisë së Shtetit.
Gazetarja e Syri Tv, Bleona Sari, bën me dije se me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Tonin Vocaj deri sot zëvendësi i tij, është emëruar Drejtor i Policisë së Tiranës.
Vocaj zëvendëson Lorenc Panganikën, i cili shkon në Akademinë e Policisë.
Ndryshime Rrumbullaku ka bërë edhe në drejtoritë e policisë në disa qarqe të vendit.
Kështu, kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka emëruar drejtuesit e rinj të policisë në Vlorë, Fier dhe Shkodër.
Ndryshimet e tjera si më poshtë:
Tonin Vocaj emërohet drejtor i Policisë në Tiranë. Duke zëvendësuar Lorenc Panganikën. Ky i fundit shkon në Akademinë e Sigurisë.
Vendin e Vocajt si zv/drejtor i Policisë së Shtetit e zë Sokol Bizhga.
Ermal Muça emërohet drejtor në Vlorë.
Niko Brahimaj emërohet në Fier.
Ervin Hodaj në Shkodër.
***
Gjithashtu, ndryshime Rrumbullaku ka bërë edhe në organikën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Lutfi Minxhozi emërohet drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Dhe Gent Ndoj emërohet drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme.