Zyrtare/ Nga Dinamo tek klubi i njohur gjerman, Simoni bën hapin e madh në karrierë
Eintracht Frankfurt ka siguruar shërbimet e talentit shqiptar të portës, Simon Simoni.
18-vjeçari kuqezi ka nënshkruar kontratë me deri më 30 qershor 2027.
Simoni ka qenë pjesë e 18 herë kampionëve të Shqipërisë FK Dinamo, të cilët sezonin e kaluar ranë në Kategorinë e Parë. Në dy sezone, Simoni, bëri 28 paraqitje për Dinamon, duke mbajtur 12 portën e paprekur.
Ai është gjithashtu portieri i kombëtares U21 dh ishte thirrur në kombëtaren A në qershor, thuhet në deklaratë.
Simoni konsiderohet si një prej talenteve të së ardhmes dhe do të jetë zëvendësuesi i portierit të Kombëtares së Gjermanisë Kevin Trapp.
Gjatë fjalës së tij, Simoni tha se: “Kjo është ëndrra ime”.
"This is my dream!" ?
— Eintracht Frankfurt (@Eintracht) December 13, 2022
?️ Torhütertalent Simon Simoni im ersten Gespräch! Zudem erklären Markus Krösche und Jan Zimmermann sein Potenzial ⤵️#SGE pic.twitter.com/HUUFZDW0Bn