‘PPP-të të dëmshme për ekonominë’, Meta: Miliona euro të taksapaguesve do zhduken

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një komunikim për mediat.

“Buxheti i shtetit është renduar ndjeshëm dhe borxhi publik është rritur. FMN sikundër edhe opozita kanë paralajmëruar për nivelin e lartë të rrezikut që paraqesin kontratat koncensionare. Këto praktika të dëmshme për ekonominë e vendit, po bëhen shkak për të krijuar detyrime të mëdha që do të minojnë qëndrueshmërinë e borxhit. Këto kontrata koncensionare që zënë 40 % të produktit të brendshëm bruto, nënkupton një gropë ku pritet të zhduken miliona euro të taksave shqiptare. Mbështes thirrjen e FMN. Qeveria të bëjë transparente përdorimin e fondeve aq më tepër që jemi para fakteve tronditëse, ende sot ka qindra familje që nuk janë futur në shtëpitë e tyre dhe janë të braktisura nga shteti. Ndërtimi dhe tregu i pasurive të paluajtshme ka marrë vëmendje të lartë. Mbështes shqetësimin e FMN ndaj stabilitetit financiar”, tha Meta.