Ish-diplomati serb: Vuçiç krijonte incidente pastaj prezantohej si paqebërës, kësaj here i kaloi linjat e kuqe
Nebojsha Vujovic, ish-diplomat në Serbi, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, krijon incidente e pastaj paraqitet si paqebërës.
Por thotë se tani e ka kaluar kufirin, raporton KosSev.
Ai në mënyrë metaforike thotë se me veprimet e tij, Vuçiq e zgjoi “dhelprën amerikane” dhe e “qëlloi vetën në këmbë”.
Po ashtu Vujoviç, ka thënë se dërgimi i forcave serbe në Kosovë për momentin nuk është i realizueshëm si synim.
“Ideja e kthimit të forcave serbe në Kosovë po hiqet nga sirtari për qëllime propagandistike dhe për momentin nuk është e realizueshme”, ka thënë ai.