Katargate/ Avokati i Kailit në Greqi: Ajo deklaron se nuk është fajtore

Përmes avokatit të saj Michalis Dimitrakopoulos , Eva Kaili deklaroi se është e  pafajshme lidhur me akuzat për përfshirjen e saj në Katargate.

Michalis Dimitrakopoulos, duke folur në mediet greke, theksoi se Eva Kaili deklaron se është e  pafajshme dhe këmbëngul se nuk ka lidhje me akuzat ndaj saj.

“Pozicioni i saj është se është e pafajshme. Nuk ka të bëjë - në mënyrë eksplicite dhe pa mëdyshje - me financimin nga Katari, ky është qëndrimi i saj . Nuk e di nëse janë gjetur para apo sa janë gjetur. Gjithçka që mund t'ju them, sepse kam folur me motrën e saj, është se nuk ka krevat fëmijësh për fëmijën,ku u gjetën të fshehura paratë.” është shprehur avokati i Kailit. 

Për sa i përket babait të Eva Kailit, Aleksandros Kaili sqaroi se nuk iu vendosën kushte kufizuese nga autoritetet belge dhe se “është i lirë nëse dëshiron të vijë në Greqi”, por “ kur një baba e sheh fëmijën e tij në një pozitë kaq të vështirë ai do të qëndrojë atje. "

 Paraburgimi i saj do të vendoset të mërkurën

Në korridoret e Strasburgut dhe Brukselit është përhapur tashmë ndjenja se çështja e Katarit ("Katar-gate"), me përfshirjen e eurodeputetes greke dhe ish-zëvendëspresidentes së PE-së, Eva Kaili. " Kutia e Pandorës " ka krijuar lëkundje të forta në superstrukturën evropiane.

Me eurodeputeten grek në qendër të këtij thrilleri politik, pjesa e parë paraprake e çështjes do të vendoset të mërkurën. 

Më pas, gjyqtari do të vendosë nëse Eva Kailin do ta lirohet ose jo deri në fillimin e gjykimit.

Ligji belg ka dallime të konsiderueshme nga ligji grek, i rëndësishëm është statusi i paraburgimit, shkruan medie greke Prothema.gr.

Atmosfera e Krishtlindjes i ka lënë vendin një reflektimi të thellë mbi zhvillimin e hetimeve, pasi kontaktet dhe aktivitetet e përgjithshme të katër eurodeputetëve të tjerë janë shënjestruar nga prokurorët e Brukselit, sipas gazetës italiane La. Stampa.

Veç kësaj, aktiviteti intensiv i ish-deputetit italian, Antonio Panzeri në Marok, i cili dyshohet se luan një rol qendror në përpjekjen e Katarit për të depërtuar në qendrat vendimmarrëse evropiane, hap rrugë të reja për organet e ndjekjes, veçanërisht kur operacionet për të përfunduar zbardhja e çështjes intensifikohet me kalimin e kohës.

“Akuzat për korrupsion ndaj zëvendëspresidentit të Parlamentit Europian janë jashtëzakonisht shqetësuese”, tha dje presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen për Eva Kailin, duke shtuar se “akuzat janë jashtëzakonisht shqetësuese, shumë serioze” dhe përsëriti se propozon krijimin e një organi të pavarur të etikës që mbulon institucionet e BE-së.

Bastisje e re

Paralelisht me degëzimet politike, autoritetet policore të Belgjikës kanë zhvilluar dje një raund të ri bastisjesh dhe hetimesh, pasi që nga e premtja e kaluar kanë kryer gjithsej 20 bastisje në zyrat dhe rezidencat e eurodeputetëve, asistentëve të parlamentit dhe personave të tjerë të përfshirë dhe në Itali. 

Në të njëjtën kohë, sistemet e informacionit të dhjetë stafeve parlamentare nga shërbimet e Parlamentit Evropian mbeten të “ngrirë”, për të mos humbur informacione kritike, ndërsa zyrat e Eva Kailit dhe partnerit të saj, Francesco Giorgi mbeten të mbyllura në godinat e Parlamentit Evropian.

Në “ditën më të keqe” të karrierës së saj, siç ka rrëfyer dje, kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, iu drejtua Plenare me tone dramatike, duke dhënë alarmin për të ardhmen e institucionit. 

“Parlamenti Evropian është nën sulm. Demokracia evropiane është nën sulm. Karakteri i hapur, i lirë, demokratik i shoqërive tona është nën sulm”, tha zonja Metsola.

Duke u angazhuar në të njëjtën kohë se nuk do të ketë “mosndëshkim” në sfondin e çështjes së Katarit, presidentja e PE pohoi se “nuk do të fshijmë asgjë nën tapet” në rastin e Katarit, duke njoftuar një seri të parë masat për të përgjuar çdo përpjekje për të influencuar dhe ryshfet ndaj eurodeputetëve.

Mbajtja e një debati sot, të martën mbi akuzat për financim nga Katari dhe nevojën më të gjerë për transparencë dhe llogaridhënie në institucionet evropiane, do të pasohet nga një rezolutë të enjten.

Gjithashtu, “do të nisim një proces reformash për të parë se kush ka akses në objektet tona, si financohen këto organizata, OJQ dhe njerëz, çfarë lidhjesh kanë me vendet e treta, do të kërkojmë transparencë më të madhe në lidhje me takimet me aktorët e huaj dhe ata që janë të lidhur me ta”, argumentoi zonja Metsola, në përpjekje për të rikuperuar një pjesë të prestigjit të humbur të institucionit, përballë ortekut të zbulimeve.

Në përfundim të procesit të “pastrimit”, pasi socialistët europianë hoqën dje nga radhët e tyre eurodeputeten greke Eva Kaili, ndërsa duke iu referuar nenit 21 të statutit, kërkojnë menjëherë që të ndërmerren veprimet e nevojshme institucionale për largimin e saj nga detyra. 

4 muaj kërkime

Ndërkohë, Prokuroria belge i është rikthyer dje çështjes me më shumë detaje, duke bërë të ditur se hetimi i cili ka mbi katër muaj që vijon për korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, ndërkohë që po vazhdon.

 “Disa qindra mijëra euro u sekuestruan në tre vende të ndryshme: 600,000 euro në shtëpinë e një të dyshuari, disa qindra mijë euro në një valixhe të gjetur në një dhomë hoteli në Bruksel dhe afërsisht 150,000 euro në një apartament që i përket një anëtari të Parlamenti Evropian”, thuhet në deklaratë. 

Për këtë, eurodeputetja greke pritet të dalë nesër para autoriteteve hetimore, për të vendosur nëse do të caktohet në paraburgim deri në gjyq (në 1-1,5 vjet) apo do të lirohet me kusht.

Konkretisht, kreu i Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, Zëvendës Prokurori i Nderit i Gjykatës së Lartë, Charalambos Vourliotis, urdhëroi dje ngrirjen e pasurisë së zonjës Kailis, bashkëshortit, prindërve dhe të afërmve të saj të ngushtë (p.sh. vëllezërit e motrat), në për të identifikuar, nëse ka, shuma parash dhe dhuratash që mund të lidhen me pastrim parash, pas zhvillimeve të fundit në Bruksel.

Autoritetet greke kanë vënë në shënjestër edhe një kompani të krijuar një muaj më parë me qëllim tregtimin dhe shfrytëzimin e pasurive të paluajtshme, e cila u identifikua nga Autoriteti Kundër Pastrimit të Parave në emër të Eva Kailit dhe bashkëshortit të saj. 

Kompania është e vendosur në Kolonaki dhe Rruga Skoufa dhe tashmë është angazhuar, ndërkohë që po kryhet një auditim për aktivitetin e saj të përgjithshëm.