Tërmet 4.5 ballë në Turqi, ndihet edhe në disa pjesë të Greqisë

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur herët në mëngjesin e së martës në orën 5:21 të mëngjesit në perëndim të Turqisë.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 73 kilometra në perëndim të Panormos, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 2 kilometra.

Instituti Gjeodinamik i Observatorit të Athinës mati tërmetin me magnitudë 4.2 Rihter, me thellësi 10 km dhe me epiqendër 97 km në juglindje të Feres Evros.

Sipas raportimeve, lëkundjet sizmike janë ndjerë në zonat e Evros dhe në ishujt e Egjeut të Veriut.