‘Ajo më ka njohur në brendësi’/ Stresi kujton lidhjen e tij me Enxhi Kamenicën, ja pse u ndava me të

Që prej nisjes së “Big Brother VIP Kosova”, Stresi ka rrëfyer episode nga më të ndryshme që ka kaluar përgjatë jetës së tij.

Së fundmi reperi ka kujtuar historitë e tij të dashurisë me Enxhi Kamenicën.

“Mua më futën në burg një muaj se më kapën me një armë. Tani pasi më fusin mua në burg, ish-e dashura ime futet në Big Brother, dhe unë e pashë atë nga burgu. U acarova aty.

Pas këngës “Lambo” unë u lidha me të. Ia bënin “Uaa shiko Enxhin me Stresin. Pse kjo është lidhur me këtë rebelin? Por ajo më ka njohur mua në brendësi”- tregoi Stresi.

Kujtojmë se Enxhi Kamenica  mori vëmendjen e publikut pasi hyri si e inflirtuar në “Big Brother Albania” disa vite më parë.

Ajo tashmë është larguar nga Shqipëria ku jeton në Itali metë fejuarin e saj duke prefeuar të qëndrojë larg vëmendjes mediatike.