SYRI TV/ Inceneratorët, Berisha: Edi Rama në krye të aferës, SPAK kontrollohet nga ai!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se qëndron në krye të aferës së inceneratorëve. Nga selia blu, Berisha denoncoi faktin se faturat e Arben Ahmetajt  janë paguar me taksat e shqiptarëve si dhe theksoi se bërja publike e tyre pak ditë më parë ka ndodhur për shkak të përplasjeve të brendshme.

Nga SYRI TV

Për pagimin e faturave të Arben Ahmetajt nga Klodian Zoto, lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ish–ministrin e ish-Zv.Kryeministrin se kanë shpërdorur taksat e qytetarëve shqiptarë me anë të skemës korruptive të inceneratorëve. 

Nga selia blu, Berisha denoncoi aferën e inceneratorëve, ku në krye të së cilës sipas tij është Edi Rama që ka vjedhur fondin e emergjencave të Këshillit të Ministrave. 

Këto fakte të cilat nuk janë marrë në shqyrtim për një kohë të gjatë nga Struktura e Posaçme Anti – Korrupsion, Berisha thekson se u publikuan këto ditë për shkak të luftës së brendshme.

Duke iu referuar aferës së inceneratorëve, Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen ne protestë për të larguar qeverinë socialiste që vetëm vjedh shqiptarët.