‘Mbaje në dorë topa bejsbolli’/ Salianji i kthehet Spiropalit: Skeni punë të merreni me topat e mi

Komisioni për Sigurinë Kombëtare u mblodh ditën e sotme për të ratifikuar marrëveshjen mes qeverisë së Shqipërisë dhe Republikës së Polonisë në fushën e mbrojtjes.

Duke pasqyruar gjendjen e rëndë kriminale në vend, si dhe sulmin ndaj kryetarit të opozitës Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit gjatë Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, deputeti Ervin Salianji ka replikuar me të ftuarën, ministren e Shtetit për Parlamentin Erisa Spiropali.

Salianji ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Ramë duke e quajtur frymëzuesi dhe nxitësi i dhunës ndaj opozitës, pasi gjuha e tij në Parlament e fakton një gjë të tillë.

Deputeti demokrat i quajti karagjozë përfaqësuesit e mazhorancës për qëndrimet dhe gjuhën e urrejtes në lidhje me dhunën e ushtruar në protestën e 6 dhjetorit dhe më herët.

Replikat në komision:

Salianji: Ministri i Brendshëm e ka për detyrim të vijë në komision kur thërritet. Ka tre muaj që e kërkojmë dhe nuk vjen. Normalisht që nuk po kryen detyrën.

Frymëzuesi dhe nxitësi i dhunës ndaj opozitës është kryeministri Edi Rama. E keni parë në Parlament gjatë gjithë kohës se si përgjigjet. Ka vetëm një nxitës të urrejtjes dhe dhunës në këtë vend, njeri me një gjuhë të errët dhe të zezë i turret opozitës dhe qytetarëve, që nxit me tritole me dhunë dhe me të gjithë elementët e tjerë.

(Ndërhyjnë deputetët e mazhorancës dhe kryetari i komisionit Nasip Naço)

Më lini të mbaroj. Smund të jesh serioz me ju. Procedura është e thjeshtë fare, karagjozë jeni në përfaqësim në mënyrën e të folurit. Kushdo që nuk e dënon gjuhën e urrejtjes...Më lini ta mbaroj. Nuk ma përcaktoni dot ju se ku shkoi. Mund tu bjerë në kokë kjo pas disa kohësh. Do t’ju kapin njerëzit me shpulla. Prandaj po ua them.

Ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku Policia e Shtetit dhe institucionet e sigurisë pavarësisht se ministri i Brendshëm në deklaratë publike ka thënë se kemi të dhëna se protesta i organizuar në ditën e Samitit mund të keqpërdoret nga shërbime të cilat...

(Nërhyjnë prap deputetët e mazhorancës dhe kryetari i komisionit Nasip Naço)

Doni ta prishni mbledhjen e prishim. Nuk ma merrni dot me dhunë mua fjalën. Fuqi kam por më lini ta mbaroj.

Duke qënë se ministri që është në mbikëqyrjen e këtij komisioni, Policia e Shtetit nuk siguron dot të mbrojë organizatorin e protestës, një deputet të këtij Kuvendi.

Për ju kryeministri është nëna baba perëndia mbi tokë por unë nuk e ashtu fare e kam thënë.

Institucionet e sigurisë kanë dështuar të mbrojnë edhe për shkak të gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së konfliktit që bën kryeministri në Parlament.

Kam një kërkesë për të. Si Komision Sigurie për shkak të gjendjes së rëndë të kriminalitetit dhe të dhunës që shkon deri aty sa goditet edhe një deputet i këtij Kuvendi, drejtuesi i protestës propozoj që të gjithë bashkë ta dënojmë këtë në mënyrë mbipartiake duke i dhënë mbështetje drejtuesve të Policisë së Shtetit të bëjnë detyrën siç ju takon dhe të ndahen nga ndikimi politik.

Nasip Naço i jep fjalën ministres Erisa Spiropalit.

Spiropali: Më vjen shumë mirë që dhuna po dënohet nga të dyja anët e kësaj tavoline edhe nga deputetë që kanë qënë të detyruar të mbajnë në dorë topa bejsbolli për tu mbrojtur...

Salianji: Ke ardhur për diskutime apo... Skeni punë të mereni me topat e mi. Ajo është përfaqësuese e qeverisë dhe jepi fjalën për atë që i takon.

Spiropali: Ju dëgjuam gjysëm ore.