Benzema u dërgon një mesazh të fuqishëm kolegëve të tij para gjysmëfinales së Kupës së Botës

Skuadra franceze e futbollit do të luajë gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Katar kundër skuadrës marokene të mërkurën më 14 dhjetor në orën 20:00.

Ndonëse “trikolorët” patën probleme të mëdha me lëndime, ata arritën të kalojnë gjysmëfinale pa probleme të mëdha.

Një nga ata futbollistë që nuk mundi të luante në Botëror për shkak të dëmtimit është fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema.

Mirëpo, kjo nuk e ka penguar që të mbështesë kolegët e tij me mesazhin e fuqishëm që e ka pubikuar në rrjetet sociale.

“Vazhdo djema, edhe dy ndeshje, jemi afër qëllimit. Unë qëndroj pas jush”, ka shkruar Benzema.