Në Kenia, disa Maasai, heqin dorë nga vrasja e luanit për Lojërat Olimpike - FOTO

Rezervati Kimana, Kenia - Komuniteti më i identifikueshëm i Kenias po e braktis gjuetinë e luanëve me shtiza, për t’i hedhur shtizat në një aktivitet dyvjeçar të quajtur Olimpiada Maasai.

Njerëzit Maasai, të njohur për veshjet shumëngjyrëshe, janë kryesisht barinj dhe jetojnë pranë disa prej parqeve më të vizituara të kafshëve të egra në Kenia. Sulmet nga Maasai ndaj kafshëve të egra shpesh janë cituar si kërcënim për disa popullata të kafshëve.

Riti tradicional i kalimit për një të ri Maasai ka qenë vrasja e një luani me shtizë në mënyrë që të provojë mashkulloretetin e tij, të fitojë një emër luftëtari dhe admirim midis vajzave.

Por pleqtë e Maasait si Mingati Samanya, 69 vjeç, po hartojnë një rrugë të re për luftëtarët e rinj të komunitetit, të njohur edhe si moranë.

Gjatë rinisë së tij, Samanya vrau dy luanë për të treguar se ishte burrë dhe kështu mori "emrin e luanit" Mingati në gjuhën Maa. Emri i tij në lindje ishte Naiganya.

Samanya është tani në mesin e dhjetëra pleqve që po inkurajojnë moranët e Maasait të ndjekin një mënyrë alternative për të provuar mashkullorinë e tyre që përfshin pjesëmarrjen në garat e atletikës, shtizës dhe kërcimit Maasai gjatë Olimpiadës në komunitet.

Të shtunën, në rezervatin Kimana në rrëzë të malit Kilimanjaro, të rinj dhe disa femra konkuruan për medalje dhe çmime në para.

“Gjatë kohës sonë kemi vrarë luanë dhe nuk kemi përfituar asgjë. Tani për tani, kur moranët hedhin një shtizë dhe vrapojnë, ata marrin para. Më parë nuk kishim asgjë. Ishte thjesht varfëri në vend që të siguronim familjen tonë,” tha Samanya për Associated Press.

Vivian Nganini, e cila mori pjesë në Lojërat Olimpike Maasai ndërsa kishte veshur një fustan nusërie tradicionale të kompletuar me gjerdan shumëngjyrëshe, tha se vajzat e sotme preferojnë moranin modern.

“Të paktën kur vrapojnë, mund të fitojnë ca para dhe të jenë në gjendje të kujdesen për gratë dhe fëmijët e tyre”, tha 22-vjeçarja,nënë e dy fëmijëve.

Lojërat Olimpike Maasai janë gjithashtu pjesë e përpjekjeve më të gjera për ruajtjen e kulturës.

"Ana kulturore e luftëtarëve që duan të vrasin luanë për t'u njohur, merr zgjidhje nga kjo ngjarje," i tha AP, Craig Millar nga Fondacioni Big Life.

Popullata e luanëve në ekosistemin Amboseli që përfshin rezervatin Kimana është rritur 10 herë gjatë 20 viteve të fundit.

Aia atribuoi këtë iniciativave të ndryshme si zbatimi i ligjit kundër gjuetisë pa leje dhe programeve të kompensimit për të lehtësuar humbjen e kafshëve në pronësi të Maasai për grabitqarët.