SYRI TV/ Denoncimi i familjes Allushaj: Banesa rrezikon të shembet, korrupsioni më mban peng legalizimin

Gjashtë anëtarë të familjes Allushaj në Vlorë jetojnë prej 42-vitesh në një ambient të ish-kombinatit tekstil në Vlorë, e cila tashmë rrezikon të bjerë. Kryefamiljari tregon se përpjekjet për të privatizuar objektin kanë dështuar, dhe për këtë arsye ai nuk është lejuar as të bëjë punime mirëmbajtje në objektin që shërben si banesë për familjen e tij.

Nga SYRI TV

Ky ambient shërben si banesë për anëtarët e familjes Allushaj në Vlorë. Kryefamiljari Besnik Allushaj, tregon se prej disa vjetësh jeton në këtë ambient, por nuk kanë arritur kurrë të marrin dokumente pronësie.

Në pamundësi ekonomike për të marrë banesë të re, dhe në mungesë të dokumentacionit të pronësisë së këtij ambient, Besnik Allushaj, nuk ka arritur as të marrë leje për të mirëmbajtur banesën aktuale, e cila rrezikon të shembet.

Besnik Allushi kërkon nga institucionet që ta lejojnë të rikonstruktojë banesën e tij, për shkak se aktualisht ajo është me lagështirë dhe drejt rrënimit të plotë, duke e bërë të vështirë jetesën brenda saj.

Objekti aktual ku jeton Besnik Allushaj, ka qenë ish-godinë e fabrikës së tekstileve dhe metrazheve, e cila prej vitit 1980, shërben dhe si strehë për familjen e 69-vjeçarit, Allushaj.