Dy vëllezërit grekë sulmojnë shqiptarin në shkollë, adoleshenti përfundon në spital

Një adoleshent shqiptar është sulmuar me sende të forta nga shokët e klasës në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një gjimnaz në Nea Erithrea. Siç raportojnë mediet greke dy shokët e klasës (vëllezër) goditën shqiptarin me vizore në faqe, duke i shkaktuar plagë në fytyrë.

Si rrjedhojë adoleshenti shqiptar është dërguar në spital, ndërsa dy autorët janë shoqëruar në polici për të dhënë versionin e tyre të ngjarjes. Polica greke po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.