EMRI/ Eksplozivi në Tiranë, reagon policia: U dëmtua dera e dyqanit

Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan te 'Komuna e Parisit' në Tiranë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth gjatë natës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas një njoftim nga pronari i dyqanit, Amarald Canaj se dera e biznesit në rrugën “Jusuf Vrioni” ishte hapur me forcë, nisën hetimet.

Nga hetimet, ka dyshime se dera e dyqanit mund të jetë dëmtuar si pasojë e plasjes së një kapsolle detonatore apo të ndonjë sasie të vogël lëndë plasëse.

NJOFTIMI ZYRTAR

Më datë 11.12.2022, rreth orës 09:30, policia ka marrë njoftim se ishte hapur me forcë dera e një dyqani, në rrugën “Jusuf Vrioni”.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet paraprake dyshohet se dera e dyqanit në pronësi të shtetasit A. C. mund të jetë dëmtuar si pasojë e plasjes së një kapsolle detonatore, apo të ndonjë sasie të vogël lëndë plasëse.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të dëmtimit të derës.