Gjermania i vjen në ndihmë Ukrainës pas sulmeve ruse, dhuron 470 gjeneratorë me vlerë rreth 20 mln euro

Ushtria ruse po vazhdon të bombardojë infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke bërë që miliona banorë të të mbesin pa energji elektrike, ujë të pijshëm e ngrohje.

Duke marrë parasysh se temperaturat kanë rënë nën zero, miliona ukrainasve po u rrezikohet jeta nga i ftohti dhe mungesa e rrymës, teksa liderët ukrainas kanë bërë vazhdimisht thirrje për mbrojtjen e kësaj infrastrukture nga sulmet e Moskës.

Autoritetet kanë bërë po ashtu thirrje për kursim të energjisë, kurse shumë vende të botës janë shprehur të gatshme që ta ndihmojnë në tejkalimin e krizës energjetike, ndër to edhe Gjermania e cila i ka dhuruar Ukrainës 470 gjeneratorë me vlerë 19.5 milionë euro.

Sipas ambasadës gjermane në Kiev, 150 prej tyre tashmë i janë dorëzuar kompanisë ukrainase Ukrenergo, e tjerët që do të shpërndahen në Odesa, Mykolaiv dhe rajonin e Khersonit.