Veriu i Kosovës ende i bllokuar/ Mbyllen shkollat, nuk dihet asgjë rreth shpërthimit të mbrëmshëm

Serbët që protestojnë kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç janë ende në barrikada. Veriu i Kosovës është ende i bllokuar nga qytetarët serbë.

Kalimi në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje nuk është i mundur as në këmbë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe paqësor ndërsa po raportohet se shkollat ​​në veri të Kosovës sot nuk do të jenë të hapura.

Pak pas orës 21:00, breshëri zjarri dhe shpërthimi janë dëgjuar në Rudar afër Zveçanit. Nuk dihet se kush ka qëlluar.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakië, ka bërë të ditur se është formuar Shtabi i Krizave, i cili do të raportojë rregullisht për gjendjen në terren.

Shkollat ​​fillore dhe të mesme në veri të Kosovës nga sot nuk do të punojnë, raporton gazeta Ekspres.