Dy zyrtarë të lartë amerikanë nisin vizitat sot në Ballkanin Perëndimor

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, nga sot fillon një vizitë dyditore në Kosovë. Takimet e tij në të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor, diplomati i lartë amerikan do t’i nisë me Kosovën.

Gjatë tërë kohës, ai  pritet të jetë i shoqëruar nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Madje ky i fundit, të dielen pati edhe një takim me Igumenin e Kishës Ortodokse në Deçan, Sava Janjiq, njofton RTK.

Përveç në Kosovë, Chollet do që qëndrojë edhe në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë nga 11 deri më 17 dhjetor, është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga DASH-i.

Intensifikimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje gjithpërfshirëse mes të dy shteteve, pritet të shtyhet përpara.

Madje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencën e fundit për media që pati në Beograd, dy ditë më parë, tha se presion i madh ndërkombëtar do të ushtrohet nga 17 dhjetori mbi Serbinë.

Kjo është data kur diplomatët amerikanë së bashku edhe me ata evropianë, do të zbarkojnë në Beograd.