Java nis me shira, temperaturat do të jenë në rënie
Mesdheu po ndikohet nga zonë e zgjeruar më presion të ulët duke u furnizuar me masa ajri të paqëndrueshme duke mbajtur mot të paqëndrueshëm në vendin tonë në fillimin e javës.
E hënë, 12 dhjetor 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare reshje shiu me intesitet mesatar në pjesën e parë të ditës, pasdite rreshjet do të humbasin intesitet. Era do të jetë me drjetim Jug me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 4/9°C
Zona e ulët 8/17°C
Zona bregdetare 10/16°C
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu dhe reshje bore. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -1°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 4°C -10°C .
E martë, 12 dhjetor 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe kthjellime të pakta. Era do të jetë me drjetim Veri - Lindje me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 2/8°C
Zona e ulët 5/15°C
Zona bregdetare 8/14°C. Sipas RTSH