", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/December/11/auto_makina1670790845.jpg", "width": 900, "height": 544 } }

EMRI - VIDEO/ Aksidenti në Korçë, makina përfundoI në lumë, një i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele, në fshatin Polenë, në Korçë.

Një makinë ka dalë dhe ura dhe për pasojë ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën.

Viktima është Artan Pishtari 45 vjeç nga Voskopoja.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca policie si edhe ambulanca.

Korçë/Informacion paraprak 

Më datë 11.12.2022, rreth orës 20:38, tek ura pranë fshatit Polenë, Korçë, shtetasi A. P., 45 vjeç, duke drejtuar një automjet tip "Nissan", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.

Drejt vendngjarjes u dërguan ambulanca, shërbimet e Policisë Rrugore dhe zjarrfikësja, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë, të drejtuesit të automjetit shtetasit A. P., i cili udhëtonte i vetëm.

Trupi i 45-vjeçarit, u dërgua në morgun e spitalit Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.