Aksident i rëndë në Pogradec

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën industriale të Pogradecit.

Një makinë është përplasur me një biçikletë dhe personi që udhëtonte me këtë të fundit ka mbetur i plagosur rëndë.

I plagosuri po transportohet drejt spitalit të Pogradecit, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pogradec/Informacion paraprak 

Më datë 11.12.2022, rreth orës 18:50, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar biçiklistin A. V., rreth 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.