", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/December/11/auto_okokok1670786085.jpg", "width": 900, "height": 502 } }

VIDEO/ Surpriza për Berishën…të ftuarit për 32 - vjetorin me syze…

Partia Demokratike ka festuar gjatë ditës së sotme 32 – vjetorin e themelimit. Me këtë rast u zhvillua edhe një ceremoni e veçantë me shumë të ftuar në Tiranë.

Ndërkohë në fillim të ceremonisë një surprizë ishte rezervuar për Liderin Historik të kësaj force politike.

Një grup anëtarësh dhe simpatizantësh  të PD e kanë pritur kryetarin e PD të gjithë me syze dhe kanë bërë foto me të.

Mësohet se grupi që në mënyrë simbolike dhe në mbështetje të Kryetarit të PD Sali Berisha vendosin syze në ceremoninë e 32 vjetorit të PD ishin nga Elbasani.

Mes tyre bie edhe në sy deputeti dhe njëherëzi nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, që mban syze.