Kreu i FRPD: Nuk do tolerojmë asnjë mercenar të infiltruar apo të deklaruar!

Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri në 32-vjetorin e themelimit të PD u shpreh se kjo forcë politike tashmë është rithemeluar.  Në fjalën e tij, ai u shpreh se një vit më parë kjo forcë politike vendosi që të zgjohet.

Xhaferri foli për Rithemelim, duke u shpreh se nuk do të tolerohet asnjë mercenar te infiltruar  apo te deklaruar!

“Do frymezojme cdo te ri qe do te eksportoje! Do rikthejme cdo te ri te talentuar per te kolonizuar ekonomine globale nga ketu! Do mbeshtesim me shtepine e pare cdo te ri qe do ndertoj familje ketu! Do falenderojme kedo qe do zgjedhi kete vend, sepse jane thesari jone me i madh”, tha kreu i FRPD.

FJALA E KRYETARIT TË FRPD BESART XHAFERRI

I nderuar lideri historik, themelues i Partise Demokratike, dhe Kryetari i Partise Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha!

Te nderuar themelues te kesaj partie dhe pluralizmit ne Shqiperi!

Te nderuar deputet!

Te nderuar anetare te Kryesise dhe keshillit kombetar te PD dhe FRPD!

I nderuar Zoti Meta, Kryetar i Partise se Lirise.

E dashur Rudina, vajza e heroit te demokracise, te ndjerit Azem Hajdari!

Te dashur demokrate, kudo qe ndodheni!

Sot, festojme 32 vite te themelimit se shpreses!

Themelim qe nisi nga te rinjte,  ata student guximtare te Dhjetor 1990,  qe ishin gati te vete sakrifikoheshin per ta bere Shqiperine si Gjithe Europa!

32 vjet,  ku PD ka udhetuar neper rruge te veshtira,  sfida te medha,  bashkim,  fitore, humbje dhe ringritje!

32 vjet ku kemi triumfuar kur kemi punuar,  por edhe kemi rrezikuar zhdukjen kur kemi pranuar mediokritetin!

Mediokritet qe rrezikoj pervec likuidimit te foeces tone politike,  edhe shfarosjen e demokracise ne ardheun tone, shpopullimin e Shqiperise  dhe vdekjen e endrres per ta bere Shqiperine si gjithe Europa!

1 vite me pare vendosem te zgjohemi,  te shkundim themelet dhe te rithemelonim perseri kete force!

Rithemelim, qe po sheron katastrofen e shitjes se kauzave dhe opozites!  Rithemelim,  qe nuk do toleroj asnje mercenar te infiltruar  apo te deklaruar!

Sepse sic ka thene i ndjeri Sokol Olldashi, Opozita eshte fryme dhe frymezim,  jo llogari dhe negociata me te keqen!

Te rinjte sot, kerkojne te ndertojne jeten e tyre ne Shqiperi, dhe jo rrugeve te mergimit!

Barra i bie kesaj force! Ia ka borxh rinise, sepse rinia e lindi, e rithemeloi dhe do e mbroj gjithmone, deri sa ta bejme Shqiperine me te vertete si gjithe Europa!

Europen do e sjellim tek Rinia Shqiptare dhe jo Rinine tek Europa!

Si do e bejme?

Do frymezojme cdo te ri qe do te eksportoje! Do rikthejme cdo te ri te talentuar per te kolonizuar ekonomine globale nga ketu! Do mbeshtesim me shtepine e pare cdo te ri qe do ndertoj familje ketu! Do falenderojme kedo qe do zgjedhi kete vend, sepse jane thesari jone me i madh!

Zoti e bekofte PD!

Zoti e bekofte Shqiperine!

Ju faleminderit!