VIDEO/ PD feston e 32-vjetorin, Berisha mbledh mbështetësit dhe themeluesit

Sot PD feston 32-vjetorin e formimit të kësaj partie.

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka mbledhur në ambientet e “Hotel Rogner” mbështetësit dhe themeluesit e kësaj partie.

Në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike marrin pjesë figura nga më të shquarat të kësaj force politike ne historikun e saj. 

Ndërsa mori fjalën e tij në këtë ceremoni, Artan Hoxha tha se liria ekonomike ka dy armiq, që sipas tij janë paraja kriminale dhe qeverisja e skandaleve.