Messi e quajti budalla pas ndeshjes, reagon lojtari holandez: Shkova t’i...

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, shpërtheu pas ndeshjes ndaj futbollistit holandez Wout Weghorst, i cili shënoi dy golat për Holandën.

Messi u shpreh se ai kishte provokuar në momentin që hyri në fushë.

Por Weghorst ka dhënë versionin e tij se si kishte ndodhur situata.

Përmes një deklarate për “GOL” ai u shpreh se armiqësitë u krijuan kur Messi vendosi të refuzojë që të shtrëngonin duart.

“Shkova t’i shtrëngoja dorën pas ndeshjes. Ai nuk e ka pranuar dhe më ka thënë diçka të vrazhdë, por unë nuk e kuptoj shumë mirë spanjishten. Jam shumë i zhgënjyer”, tha Weghorst.