FIFA cakton gjyqtarë italianë për gjysmëfinalen Argjentinë-Kroaci

Gjysmëfinalja e parë e këtij Botërori, Argjentinë-Kroaci, do të ketë një ekip arbitrimi tërësisht italian, me në krye të famshmin Daniele Orsato.

Në vijat anësore do të pozicionohen napolitani Carbone dhe Giallatini nga Roma, ndërsa dhoma e VAR-it do të plotësohet me Irratin dhe Valerin sërish nga Roma.

Megjithatë, prania e Davide Orsatos në këtë ndeshje, me shumë mundësi do të jetë e fundit për këtë Botëror, pasi do të jetë shumë e vështirë për të, që të zgjidhet sërish për ndeshjen finale më 18 dhjetor.