VIDEO-SYRI TV/ Banorët e Bërxullës vijojnë rezistencën: Nuk tërhiqemi nga kërkesat tona

Edhe këtë të diel, pavarësisht kushteve atmosferike, banorët e Bërxullës kanë protestuar sërish, duke kërkuar nga institucionet shtetërore përgjigje në lidhje me kërkesat e adresuara.

 Këtë herë protesta e tyre është zhvilluar pranë shtratit të lumit, aty ku edhe kanë filluar punimet për ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar.

Sipas banorëve, firma kontraktore nuk ka leje për zhvillimin e punimeve.

Banorët e Bërxullës deklarojnë se nuk do të heqin dorë nga protestat deri në reagim nga institucionet dhe plotësim të kërkesave të tyre.