Kupa e Botës/ Harry Kane reagon pas humbjes së penalltisë

Ai mund të kishte hyrë në histori... por futbolli vendosi ndryshe. Autori i një ndeshjeje shumë të mirë ndaj Francës, Harry Kane kishte barazuar për Anglinë, teksa kishte transformuar në gol një penallti në pjesën e dytë. Por teksa blutë kishin rifituar avantazhin, një tjetër penallti iu ofrua anglezëve. Dhe këtë herë, Harry Kane humbi mundësinë për të barazuar rezultatin kundër shokut të tij të klubit, Hugo Lloris.

Pas këtij dështimi të tmerrshëm , sulmuesi i Tre Luanëve ka reaguar në rrjetet e tij sociale, ku u shpreh se ndjehet i rrënuar.

“Absolutisht i rrënuar. Ne kemi dhënë gjithçka dhe ka ardhur deri në një detaj për të cilin unë marr përgjegjësi. Nuk ka asgjë për t'u fshehur, dhemb dhe do të duhet pak kohë për ta kapërcyer por kjo është pjesë e sportit.

Tani bëhet fjalë për përdorimin e përvojës për të qenë më të fortë mendërisht dhe fizikisht për sfidën e radhës. Faleminderit për gjithë mbështetjen gjatë gjithë turneut - do të thotë shumë”, u shpreh Kane.