Primaret në PD/ 5 bashkitë ku votohet për balotazhin

Ditën e sotme zhvillohen balotazhet e Primareve për kandidatët për Kryetarë Bashkie të Partisë Demokratike të Shqipërisë në 5 degë.

Kështu anëtarët dhe simpatizantët e PD-së do të votojnë për së dyti herë në Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe Librazhd.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pocesi i votimit do të hapet ne orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e PD të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm e të zgjedhin me votë kandidatin e tyre për Kryetar Bashkie.