Kartela e Gert Shehut/ Andi Bushati ngre dyshime: E publikoi media që nxjerr të gjitha alibitë e policisë

Mediat pranë Ramës nxituan dje ta shpallin të sëmurë mendor Gert Shehun, agresorin e liderit të opozitës, Sali Berisha. 

Analisti Andi Bushati thekson në një status në Facebook se kartela e militantit të PS u dërgua te një media pranë kryeministrit Edi Rama, e njëjta që ka shërbyer gjithmonë për publikimin e alibive të policisë. 

Bushati rendit rastin e Klodian Rashës që po kjo media e quajti të armatosur, mohimi i grabitjes së votës në Elbasan e deri te sulmi kibernetik i iranianëve ku në një artikull është akuzuar kryetari i PD, Sali Berisha. 

Analisti thekson se të gjitha këto bëjnë që të mos anashkalohen faktet, sikur s'ka ndodhur asgjë. 

Postimi
Ai njeriu që goditi me grusht mund te jete vertet i semure. Ndaj Berishes mund te mos kete pasur vertet asnje komplot. Por, ama, fakti se e ema e agresorit vendosi ta çoje kartelen mjeksore te e njejta gazete ku dalin te gjitha alibite e policise, ku u shkruajt se Klodian Rasha qe i armatosur, ku u mohua se grabitesit e votes ne Elbasan kishin lene gjurme, ku u aludua se nuk kshin iranianet, por Saliu qe kishe hakeruar AKSH- in, nuk mund te anashkalohet sikur s' ka ndodhur.