Protesta, flet Meta: T'i tregojmë vendin, pjellës më bastarde, Kryeministrit skizofren dhe këtij regjimi mafioz!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur në mënyrën më konçize në protestën e sotme kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Nuk do të doja të flisja gjatë, - tha Meta, -  se pata fatin ta bëja këtë gjë para jush disa javë më parë, por sot besoj se është shumë e qartë: Koha e fjalëve dhe e fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës së veprimeve të organizuara për t’i treguar vendin, pjellës më bastarde të kësaj toke, që orkestroi sot në ditën e Samitit evropian, një ngjarje të denjë për një Kryeministër skizofren, delikuent dhe tradhtar, për zbatuesin e platformës së spastrimit etnik që e ndjen sot çdo familje shqiptare të shpopullimit, përmes instalimit të një regjimi mafioz.

Prandaj të gjithë me poezinë e Havzi Nelës, “Liri a vdekje”, për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz!

Përshëndetjet më të përzemërta të gjithë juve dhe liderit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berishës! Liri-demokraci! Europa jemi ne!" - përfundoi Ilir Meta.