Interesi i lartë/ 'Zëri i Amerikës' transmeton live protestën e opozitës

Interesi i medieve të huaja për protestën e opozitës është shumë i lartë.

Qindra gazetarë të huaj kanë mbërritur në Tiranë për shkak të samitit, por tani po raportojnë edhe për protestën masive të opozitës.

Ndërkohë Zëri i Amerikës po e transmeton live protestën e opozitës shqiptare.

“Protesta e përkrahësve të ish-kryeministrit Sali Berisha për të denoncuar korrupsionin qeveritar pak metra larg sallës së takimit të nivelit të artë Bashkimi Europian - Ballkani Perëndimor,” raporton VOA.