VIDEO/ Njollat e gjakut ende në rrugë: Si u plagosën babë e bir nga dhëndri

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku babë e bir mbetën të plagosur rëndë me thikë nga dhëndri i tyre.

Duket se një konflikt i çastit fillimisht me 30-vjeçarin Albion Braushi ka bërë që dhëndri të nxirrte thikën, duke e goditur rreth 10 herë. Më pas në konflikt është përfshirë edhe babai i Albionit, 60-vjeçari Xhevdet Braushi, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur disa herë në bark, gjoks dhe këmbë.

Ndërkohë që bëhet me dije se 30-vjeçari është transportuar mëngjesin e sotëm drejt Tiranës, pasi gjendja e tij paraqitet tepër e rëndë.

Ndërkohë babai i tij mbetet në reanimacion në Vlorë, por gjendja e tij ende nuk cilësohet si jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autori është vënë në pranga disa orë pas ngjarjes së rëndë.

Pamjet nga vendngjarje nga Syri TV