VIDEO/ Bastion i PS-së?! Shihni radhët për të votuar në primaret e PD-së

Fieri njihet si një bastion i Partisë Socialiste.

Megjithatë, në kushtet kur kjo parti e ka vrarë plotësisht demokracinë e saj të brendshme, por edhe demokracinë shqiptare, pamjet që vijnë nga ky qytet sot janë befasuese.

Radhë të gjata qytetarësh po presin për të votuar për primaret e Partisë Demokratike.

Këto votime janë historike, pasi ndodhin për herë të parë brenda një force politike në Shqipëri.

Në Fier kandidojnë: Ermal Hamataj, Edvar Kodheli, Denisa Mucaj, Artur Mahmutaj dhe Albano Zhapaj.