Tiranë, vinin baste sportive përmes celularëve, vihen në pranga 3 shtetas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Kapja e tyre u bë falë operacionit policor të koduar "Fati i lojërave",

“U arrestuan në flagrancë shtetasit: R. Sh., 36 vjeç, N. C., 47 vjeç, E. K., 34 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi P. Sh., 29 vjeç, të katërt banues në Tiranë.”, njofton policia.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në 2 lokale në zona të ndryshme të Tiranës, këta shtetas u kapën duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.