FOTO/ Kush është shqiptari që vrau partneren 19-vjeçare me armë zjarri në Greqi

Personi që shihni në foto është shqiptari Qamil Taja, 25 vjeç i cili ka vrarë me armë zjarri partneren e tij 19-vjeçare Krisjana Brakaj në zonën e Pireut në Greqi.

Fotoja e autorit të krimit të rëndë është bërë publike nga media greke, Protothema.gr.

Sipas informacioneve të bëra publike në mediat greke, viktima Kristjana B. është po ashtu me origjinë shqiptare.

Raportohet se krimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kur të dy ishin kthyer në shtëpi pas punëve respektive. Pas vrasjes, autori i vrasjes, shqiptari Qamil T. U dorëzua në polici.

25-vjeçari shqiptar u tregoi hetuesve se kishte vrarë partneren e tij 19-vjeçare. Në dëshminë e tij ai ka thënë se ishte xheloz për të dashurën. Fillimisht ka patur një sherr mes tyre, sipas raportimeve nga mediat greke që i referohen burimeve policore për dëshminë e 25-vjeçarit. Më pas, e qëlloi dy herë me pistoletë 19-vjeçaren duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shqiptari ka qenë edhe nën efektin e kokainës kur vrau partneren rumune një vit më parë.

Pas vetëdorëzimit të 25-vjeçarit, policia shkoi në banesën e çiftit dhe aty gjeti trupin e pajetë të 19-vjeçares shqiptare. Autori i krimit të rëndë Qamil T. është arrestuar.

Policia greke po heton rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes tragjike.

LEXO EDHE: 

‘Grindeshin shpesh…’/ Flasin fqinjët e të riut shqiptar që vrau të dashurën në Greqi