Berisha: Me protestën tonë do t'i shpëtojmë nderin, fytyrën dhe dinjitetin Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një takim me banorët e njësisë numër 7 në Tiranë. Berisha tha se me protestën e 6 dhjetorit do t’i shpëtojnë nderin, fytyrën dhe dinjitetin Shqipërisë. Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se shqiptarët janë viktima të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës.

“Ne dalim në shesh sepse protesta si e tillë është një detyrë dhe e drejtë kushtetuese e jona. Ne dalim në shesh sepse nuk përfaqësohemi nga ai që ulet me presidentë e kryeministria të BE-së. Pavarësisht se strategjia ka përcaktuar Tiranën si qytetin e këtij samiti, nderi i Shqipërisë, i Tiranës, i yni, dinjiteti ynë kërkon që ne në datën 6 ora 12:00 të jemi në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Protestat nuk kanë asgjë negative, përkundrazi me protestën tonë ne i shpëtojmë nderin, fytyrën, dinjitetin, Shqipërisë dhe shqiptarëve.

A nuk është Europa dhe bota që thotë se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk po e themi ne, por po e thonë institucionet e besimit të mirë Europiane dhe botërore. Atëherë çfarë do të bëjmë ne që kemi mysafir dinjitarët më të lartë të Europës; do të jemi në shesh për të ju thënë se i korruptuar është Edi Rama me qeverinë e tij dhe ne jemi antikorrupsioni shqiptar.

Ne nuk jemi të korruptuar, por jemi viktima të këtij korrupsioni.”-tha Berisha.