Prindërit refuzojnë përdorimin e gjakut të vaksinuar për të shpëtuar jetën e foshnjës

Shërbimet shëndetësore të Zelandës së Re po shkojnë në gjykatë për kujdestarinë e djalit katër muajsh, prindërit e të cilit nuk e  lejojnë të kryejë operacionin në zemër.

Shërbimi shëndetësor i Zelandës së Re ka bërë një kërkesë në gjyq për kujdestarinë e një foshnjeje katër muajshe, prindërit e të cilit po refuzojnë të lejojnë që operacioni i tij i zemrës të vazhdojë, pasi kërkojnë vetëm gjak të pavaksinuar.

Prindërit e foshnjës i diskutuan situatën shëndetësore të djalit të tyre dhe preferencat e tyre mjekësore në një intervistë me një aktivist kundër vaksinimit.

Në intervistë, prindërit thonë se foshnja e tyre ka stenozë të rëndë të valvulës pulmonare dhe se ai ka nevojë për operacion "pothuajse menjëherë", por se ata janë "jashtëzakonisht të shqetësuar për gjakun që do të përdorin mjekët".

"Ne nuk duam gjak që është i ndotur nga vaksinimi," tha babai. "Ky është fundi i marrëveshjes - ne jemi dakord me çdo gjë tjetër që këta mjekë duan të bëjnë."

Vaksinat për të parandaluar sëmundje të rënda dhe vdekje nga Covid-19 janë gjetur të jenë jashtëzakonisht të sigurta dhe efektive, me miliona njerëz në mbarë botën të vaksinuar.

Sipas shërbimit të gjakut, NZ Blood, çdo vaksinë Covid-19 në gjak shpërbëhet menjëherë pas injektimit.

Në një deklaratë, Dr Mike Shepard, drejtori i përkohshëm i Auckland në shërbimin shëndetësor “Te Whatu Ora” tha se ai e di se mund të jetë shqetësuese për prindërit që kanë një fëmijë të sëmurë që të  marrin vendime për kujdesin e tyre.

“Te Whatu Ora” paraqiti dokumente në gjykatën e lartë të Auckland të hënën sipas Aktit të Kujdesit për Fëmijët. Shërbimi shëndetësor kërkoi që kujdestaria e foshnjës të hiqej nga prindërit, në mënyrë që të mund të jepej pëlqimi për të përdorur gjakun e dhuruar, raportoi NZ Herald.

"Vendimi për të bërë një kërkesë në gjykatë merret gjithmonë duke pasur parasysh interesat më të mira të fëmijës dhe pas bisedave të gjera me “ëhānau", tha Shepard.

“Meqë kjo çështje ka shkuar në gjykatë, ne nuk do të komentojmë më tej.”

Të mërkurën, palët dolën në gjykatë për të caktuar një datë për një seancë urgjente, ndërsa një grup prej 100 mbështetësish kundër vaksinimit u mblodhën jashtë godinës.

Avokati i shërbimit shëndetësor “Te Whatu Ora”, Paul White i tha gjykatës se profesionistët mjekësorë kanë thënë se një fëmijë me një gjendje të tillë do të ishte trajtuar disa javë më parë në rrethana normale; ndërsa avokatja e prindërve Sue Grey – një tjetër aktiviste e shquar kundër vaksinimit – tha se prindërit dëshironin një kujdes më të mirë sesa ajo që ofronte shteti.

“Për shkak se ata i etiketojnë klientët e mi si teoricienët e konspiracionit, qëndrimi i tyre është se çdo gjë që thonë klientët e mi mund të injorohet,” tha ajo.

“New Zeland Blood tha: “I gjithë gjaku i dhuruar gjithashtu filtrohet gjatë përpunimit, kështu që çdo sasi, gjurmë që mund të jetë ende e pranishme nuk paraqet rrezik për marrësit.

“Ne nuk e ndajmë apo etiketojmë gjakun në bazë të statusit të vaksinimit Covid të një donatori”  dhe shtoi se nuk kishte prova që vaksinimi i mëparshëm ndikonte në cilësinë e gjakut për transfuzion.

Një pedagoge e bioetikës në Universitetin e Otagos, Josephine Johnstone, i tha RNZ se ishte shumë e rrallë që një rast të arrinte deri këtu. Ishte një rast shqetësues për të gjithë të përfshirë, shtoi ajo, sepse kishte mosmarrëveshje të rëndësishme midis prindërve dhe ekipeve të kujdesit shëndetësor, të cilët të dy po përpiqeshin të vepronin në interesin më të mirë të fëmijës.

“Prindërit kanë shumë autoritet vendimmarrës mbi jetën e fëmijës së tyre – ka një zonë të madhe diskrecioni për prindërit që të marrin vendime, duke përfshirë çështjet mjekësore”, tha Johnstone.

"Por ka kufij për këtë, dhe ky është një nga ato raste tragjike ku kufiri ka pasoja jetë dhe vdekjeje."